4.3 C
New York
Sunday, April 13, 2025

Buy now

Manchester City dhuron spektakel, përmbys Crystal Palace dhe rikthehet te fitorja në Premier League

- Advertisement -

Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League me një përmbysje spektakolare ndaj Crystal Palace, në një ndeshje dramatike që përfundoi 5-2 në favor të “Cityzens”.

Skuadra e Pep Guardiolës u gjend në disavantazh të dyfishtë që në pjesën e parë. Eberechi Eze shënoi që në minutën e 8-të për mysafirët, ndërsa Chris Richards dyfishoi rezultatin në minutën e 21-të, duke e lënë Etihad Stadium të shtangur.

Megjithatë, kampionët në fuqi nuk u dorëzuan. Ata reaguan shpejt dhe arritën ta barazonin rezultatin që në pjesën e parë, për të vazhduar më pas me dominim të plotë në pjesën e dytë, duke shënuar edhe tre gola të tjerë për ta mbyllur ndeshjen me fitoren 5-2.

Ky rezultat e mban Cityn në garë për titull, ndërsa Crystal Palace largohet pa pikë, pavarësisht fillimit të fuqishëm.

Kevin De Bruyne në minutën e 33-të ngushtoi shifrat në 1-2, derisa tre minuta më vonë Omar Marmoush barazoi rezultatin.

Mateo Kovacic i dha epërsinë për herë të parë Manchester Cityt me një supergol të shënuar në minutën e 47-të.

Pas nëntë minutave, James McAtee shënoi golin e katërt, ndërsa fitoren e Cityt e siguroi Nico O’Reilly, me golin e shënuar në minutën e 79-të.

Me këtë fitore Manchester City ngritet në vendin e katërt në tabelë, me 55 pikë, ndërsa Crystal Palace renditet në pozitën e 11-të, me 43 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit