Manchester City ka caktuar edhe një takim me River Plate, që besohet të jetë i fundit për ta arritur marrëveshjen për Claudio Echeverri, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Argjentinasi i lindur në vitin 2006, me marrëveshjen mes dy klubeve do të qëndrojë i huazuar tek River Plate, derisa klubi vendos ta ketë në ekipin e Pep Guardiola.
17 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit ofanziv.
Ndërsa tek gjenerata U17 e kombëtares së Argjentinës është kapiten, ku ka zhvilluar 18 paraqitje dhe shënuar 10 gola.