9.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Manajt nuk i pëlqen Arabia, synon rikthimin në Turqi

- Advertisement -

Rei Manaj kërkon me çdo kusht të largohet nga Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe për të bërë të mundur këtë, do të udhëtojë personalisht drejt Turqisë për të folur me klubin ku shpreson të vazhdojë karrierën e tij.

Sulmuesi ka kontaktuar drejtuesit e Sivaspor, edhe pse ky i fundit gjendet në kategorinë e dytë turke, duke shpresuar që të gjejë dyert e hapura për një kthim të mundshëm pasi u shit nga ky i fundit për 2 milionë euro gjatë verës me destinacion Sharjah, ku firmosi për dy vite.

Por pas pak muajsh dhe vetëm 6 golash të shënuar në 16 ndeshje, Manaj synon të bëjë prapakthehu. Meqë nuk do të jetë shumë e thjeshtë të realizohet kjo lëvizje, mediat turke raportojnë se sulmuesi pritet këtë javë në Turqi për bisedime me klubin, në mënyrë që t’i bindë ta pranojnë përsëri në radhët e tyre dhe për të gjetur një formulë transferimi që mund të kënaqë të gjithë palët. Kjo, pasi aktualisht Sivaspor nuk është në gjendje të paguajë për kalimin e tij.

Të ngjashme

Të fundit