0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Manaj: Serbia di për secilin krim në Kosovë, 950 trupa janë sjellë nga varrezat masive atje

- Advertisement -

Ramë Manaj, ish-zëvëndëskryeministër, anëtar i Komisionit për të Pagjetur, i ftuar në “Info Magazine” në Klan Kosova është shprehur se është mirë që ta hapen arkivat, por sipas tij, Serbia e din secilin rast që ka ndodhur në Kosovë.

Sipas tij, gjithçka në kohën e luftës ka ndodhur me planifikim dhe bashkëpunim mes, siç tha ai, të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare”.

“Mirë është të hapen arkivat, por Serbia e din për secilin rast veç e veç, sepse krejt çka ka ndodhë në kohën e luftës në Kosovë, ka ndodhur në mënyrën më të organizuar të mundshme, në mënyrën e planifikuar dhe në bashkëpunim, do të thoja perfekt në kuptimin negativ të fjalës, në mes të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare”, u shpreh ai.

Manaj gjithashtu tha se pas deri më tani është arritur që mbi 950 trupa të sillen nga varreza të ndryshme masive prej Serbisë.

“Pas lufte janë prezantuar si të humbur e të pagjetur 6 mijë e 57 persona, falë bashkëpunimit dhe përkrahjes së madhe edhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, edhe nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Pagjetur, edhe të bashkëpunimit të Komisionit Qeveritar me familjarë shumë, por edhe të një pune me Komisionin Qeveritar të Serbisë, është arritur që deri tani mbi 950 trupa të sillen nga varreza të ndryshme masive prej Serbisë”, u shpreh ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit