10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Manaj “ëndërron” largimin, Trabzon gati të transferojë “bomberin” shqiptar

- Advertisement -

Ka kërkuar largimin dhe kjo gjë është fare pranë.

Edhe pse Sivasspori ende nuk ka arritur një marrëveshje me rivalët vendas, të Trabzonspor, sërish e ardhmja e Rey Manajt duket e zgjidhur, me “Këpucën e Bronzit” të sezonit të kaluar në Turkiye Sperlig, që pritet ta ketë të plotësuar dëshirën e tij, sepse klubi tashmë i ka gjetur edhe zëvendësuesin.

E përditshmja sportive, “Fanatik” shkruan se Sivasspor do të marrë sulmuesin portugez, Goncalo Paciencia, me këtë të fundit që është pjesë e spanjollëve të Celta Vigo, mirëpo shumë shpejt pritet të arrihet akordi për kalimin në Turqi.

Manaj u përshëndet në fund të edicionit të kaluar me tifozët e ekipit, pasi shënoi 18 gola dhe u la pas në garën për “Këpucën e Artë” të kompeticionit vetëm nga Mauro Icardi dhe Edin Dzeko, megjithatë ai u rikthye te Sivasspor pas Evropianit, i pritur si hero nga ultrasit, ndonëse me mendjen për të luajtur diku tjetër.

Nuk dihet se cila do të jetë marrëveshja mes dy klubeve turke, ndërsa është folur edhe për 7 milionë euro, edhe për 5 milionë euro plus dy futbollistë, gjithësesi “ëndrra” e Sivasspor për kartonin e Manajt është shifra e madhe prej 10 milionë eurosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit