-4.9 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Manaj e Fetai fitues të Superkupës me Al-Sharjahun

- Advertisement -

Rey Manaj dhe Feta Fetai me Al-Sharjahun e kanë fituar Superkupën e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Al-Sharjahu në finale e mposhti skuadrën Shabab Al-Ahli Dubai me përmbysje të rezultatit, 3:2.
Golat për Al-Sharjahun i shënuan Caio Lucas, Luan Pereira dhe Ousmane Camara.

Ndërsa Federico Cartabia dhe Breno ishin realizatorët e golave për skuadrën Shabab Al-Ahli Dubai.

Sulmuesi Manaj u paraqit për Al-Sharjahun deri në minutën e 87-të, kurse mesfushori Fetai ishte në bankën e rezervistëve.

28-vjeçari Manaj këtë edicion në 16 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka gjashtë gola të shënuar.

Të dy futbollistët shqiptar, Manaj dhe Fetai iu bashkuan Al-Sharjahut në verë.

Të ngjashme

Të fundit