Manchester United i ka dhënë një ultimatum sulmuesit brazilian, Antony.
Ai, sipas klubit, ose duhet të pranojë ndonjë ofertë prej 30-40 milionë eurosh që vjen për të, ose të mbetet në stol deri në janar.
Në anën tjetër, Real Betisi po dëshiron ta marrë në huazim në ditët e fundit të merkatos, por Unitedo po e shtyn lojtarin të vendosë tani.
Ish-lojtari i Ajaksit kishte shkëlqyer te Betisi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, por klubi nuk i ka paratë për ta transferuar atë.