Manchester United duket se ka filluar të ndërmarrë veprime kundër Cristiano Ronaldos, pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan.
Sipas mediumit britanik, “Express”, punëtorët janë parë duke hequr një poster të madh të portugezit jashtë stadiumit “Old Trafford”.
Ky veprim ka rritur edhe më shumë tensionet e raporteve mes Ronaldos dhe klubit anglez.
I gjithë ky tensionim vije pas intervistës së dhënë nga 37-vjeçari, ku kritikoi ashpër klubin, trajnerin dhe jo vetëm.
Manchester United ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme do të dalë me një vendim lidhur me Ronaldon.
A mural including Cristiano Ronaldo has been taken down from Old Trafford today.
🎥 via @footballdaily
— UtdDistrict (@UtdDistrict) November 16, 2022