![Man Utd fiton me stil ndaj Evertonit Man Utd fiton me stil ndaj Evertonit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/11/download.jpeg)
Manchester United ka shënuar fitore ndaj Evertonit si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 13-të të Ligës Premier.
Djajtë e Kuq e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në start.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e tretë, kur Diogo Dalot harkoi bukur në zonë, ndërsa edhe më bukur gjuajti me gërshëre Alejandro Garnacho që shënoi për 1-0.
Pas golit Evertoni kishte disa raste të barazonte, por që nuk ia arritën.
Me të filluar pjesa e dytë, Man Utd fitoi penallti, kur Anthony Martial u ndal në zonë, ndërsa nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Marcus Rashford.
Ndeshja u mbyll në minutën e 75-të, Bruno Fernandes harkoi te Anthony Martial që shënoi për 3-0.
Manchester United ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, ndërsa Everton pas dënimit ka 4 pikë dhe është në vendin e 19-të.