Manchester United e Tottenham e kanë mbyllur me fitore fazën e ligës në Ligën e Evropës.
“Djajtë e Kuq” i fituan pikët e plota me rezultat 0:2 ndaj FCSB, sfidë ku e dominuan nga fillimi.
Diogo Dalot i dha epërsinë mysafirëve me një gol të bukur pas asitimit të Mainoo (60’).
Kurse, vetëm tetë minuta më vonë Mainoo e vulosi fitoren pas asistimit të Garnachos (68’).
Ndërkohë, edhe Tottenhami fitoi përballjen ndaj Elfsborg, ku epilogu përfundimtar doli të jetë 3:0.
Talenti Dane Scarlett e bëri dallimin, ku realizoi vetëm katër minuta pasi u inkuadrua duke përfituar nga harkimi i Dejan Kulusevskit (70’).
Kurse më vonë e vendosi Ajayin përballë portës së zbrazur për ta dyfishuar epërsinë (84′). Fitoren e vulosi Mikey Moore (90+5′).
Kësisoj klubet që kualifikohen direkt në 1/8 e finales për Ligën e Evropës janë: Lazio, Bilbao, Man United, Frankfurt, Lyon, Piraeus dhe Rangers.