Jamie Carragher mendon se Manchester Unitedi bëri gabim që e riktheu Cristiano Ronaldon në gusht dhe ka këshilluar “Djajtë e Kuq” që ta shesin atë në verë.
Pasi u largua nga “Old Trafford” 12 vite më herët, Ronaldo u rikthey në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës
Që atëherë ai ka shënuar 15 gola për “Djajtë e Kuq”, ndërsa e gjeti golin e parë të vitit 2022 në ndeshjen e së martës ndaj Brighton.
Pavarësisht këtyre numrave, Carragher insiston se Unitedi nuk duhej ta kishte sjellë Ronaldon në klub dhe beson se më e mira për të dy palët është që ata të ndahen në fund të sezonit.
“United bëri gabim që e riktheu Ronaldon në verë. Do të jetë gabim edhe më i madh nësë e mbajnë atë sezonin tjetër”, shkroi ai në kolumnën e publikuar në The Telegraph.
Duke sqaruar pozicionin e tij, Carragher pranoi se Ronaldo është ende ‘një nga golashënuesit më të mirë’, por theksoi se United dëshmoi se mund të shënonte gola pa të sezonin e kaluar.