Home Sport Man Unitedi pëson humbje nga Palace, fiton Tottenhami

Man Unitedi pëson humbje nga Palace, fiton Tottenhami

0
Man Unitedi pëson humbje nga Palace, fiton Tottenhami

Manchester Unitedi ka pësuar humbjen e radhës në Premierligë, këtë herë ndaj Crystal Palace, derisa Tottenham iu kthye fitoreve për të mposhtur Brentfordin.

“Djajtë e Kuq” pësuan humbje në “Old Trafford” me rezultat 0:2 nga Palace.

Unitedi e nisi më mirë, ku lehtë mund të avanconte por që as Garnacho e as Mainoo nuk ia dolën t’i finalizonin rastet.

Ishte Jean-Philippe Mateta që e zhbllokoi rezultatin, për të përfituar nga një top i kthyer duke e lënë Onanan të shtangur (64’).

Derisa Unitedi po sulmonte për ta barazuar, Palace nisi një kundërzbritje ku Mateta mori një pasim nga Daniel Munoz për ta vulosur fitoren (89’).

Palace me këtë fitore ngjitet në pozitën e 12-të me 30 pikë derisa Unitedi bie në vendin e 13-të me 29 sosh.

Ndërkohë, Tottenhami gjithashtu i është kthyer fitoreve me fitore ndaj Brentfordit me rezultat 0:2.

Vitaly Janelt shënoi autogol në përpjekje për ta larguar goditjen nga këndi (29’).

Kurse, Pape Matar Sarr vulosi fitoren krejt në fund pas asistimit të bukur të Heung-min Son (87’).

Tottenham me fitore renditet në pozitën e 14-të me 27 pikë derisa Brentford zë vendin e 11-të me 31 sosh.

Exit mobile version