1.9 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Man United regjistron fitoren e katërt me radhë, Bournemouth “viktima” e radhës

- Advertisement -

Manchester United ka shënuar fitore të re në Premierligë, duke triumfuar në shtëpi kundër Bournemouthit.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 2:0 ndaj Bournemouthit në stadiumin Old Trafford për fitoren e katërt me radhë në të gjitha garat, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori brazilian Casemiro ishte i pari që zhbllokoi shifrat në minutën e 23-të në të mirë të nikoqirëve.

Për golin e dytë në këtë duel u përkujdes mbrojtësi i krahut, Luke Shaw në minutën e 49-të.

Katër minuta para fundit të kohës së rregullt, në skenë doli Rashford që vulosi epilogun përfundimtar.

Man United me këtë fitore pozicionohet në vendin e katërt me 35 pikë, njëjtë sa ka edhe Newcastle United.

Bournemouthi është i 15-ti me 16 pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit