6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Man United i falet CR7, triumfon ndaj Brightonit

- Advertisement -

Manchester United ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Brightonit.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat 2 – 0.

Ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo që i dha fund rekordit prej gjashtë ndeshje pa gol, duke shënuar golin e parë në këtë takim (51′).

Pas një asistimi të McTominay, Ronaldo shënoi larg zonë së 16-metërshit.

Ndërkohë, për Brighton, gjërat u vështirësuan kur Dunk u ndëshkua direkt me karton të kuq (54′).

Tutje, Man United vazhdoi të dominojë, derisa në minutën e fundit të takimit, mesfushori Bruno Fernandes shënoi një gol të bukur për të vulosur fitoren (90+7).

Pas kësaj fitore, Man United ngritët në pozitën e katër me 43 pikë, derisa Brighton qëndron në pozitën e nëntë me 33 sosh./Lajmi.net/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit