23.4 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Man United fiton, por Casemiro ndëshkohet me karton të kuq

- Advertisement -

Manchester Unitedi ia ka dalë të sigurojë tre pikët e radhës me një fitore 2-1 ndaj Crystal Palas në Premier Ligë. Por suksesi nuk ka pasur vetëm nota pozitive për “djajtë e kuq” të cilët kanë humbur një element me shumë cilësi si Casemiro për ndeshjet e radhës.

Shkak është bërë një zënkë në minutën e 67 të ndeshjes kur Shlup i miqve dhe Antoni i vendasve u përplasën njëri me tjetrin. Futbollisti i Kristal Palas shtyu brazilianin në rrethimet e fushës dhe kjo solli përplasjen që u shoqërua me një zënkë masive në fushë.

Gjyqtari u ftua nga VAR që të shihte pamjet e asaj zënke, pasi Kasemiro në ato momente i kishte vënë duart në fyt Uill Hjugs. Me rishikimin e pamjeve, për kryesorin nuk kishte dyshime dhe ai i tregoi menjëherë brazilianit kartonin e kuq.

Një karton që do të ketë shumë peshë pasi i dhënë për sjellje josportive, sjell automatikisht tre ndeshje pezullim. Kështu, ai do të jetë larg fushave të lojës për sfidat ndaj Lids dhe atë ndaj Leister në kampionat.

Të ngjashme

Të fundit