Manchester United ka marrë tre pikë nga përballja e xhiros së 17-të kundër Nottingham Forest.
“Djajtë e Kuq” triumfuan bindshëm 3:0 përballë Nottingham Forestit në stadiumin “Old Trafford”.
Marcus Rashford zhbllokoi shifrat në minutën e 19-të me një gol të bukur.
Vetëm tre minuta më vonë në skenë doli Martial që shënoi golin e qetësisë për ekipin e Ten Hag.
Tre minuta pa përfunduar koha e rregullt, Fred vulosi epilogun e takimit me golin e tretë.
Manchester United me këtë triumf ngritet në kuotën e 29 pikëve dhe pozicionohet në vendin e pestë.
Nottingham Forest mbetet i parafundit me 13 pikë dhe vazhdon të jetë ndër skuadrat e rrezikuara për rënie.