Fabian Ruiz ka rënë në radarin e Manchester United. Në të kaluarën, Ruiz është kërkuar edhe nga Barcelona e Real Madridi, por tani për tani janë shuar ato spekulime.
Sipas La Repubblica, Manchester United është në një pozicion shumë të mirë për ta transferuar mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.
Djajtë e Kuq janë në kërkim të një zëvendësuesi të Paul Pogbas – i cili do të jetë lojtar i lirë dhe ka disa oferta, Real Madrid, PSG ose Juventus.