Manchester United ka shënuar fitore në udhëtim te Leeds United, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të në Premierligën angleze.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 0:2 në “Elland Road” përballë Leeds United, me dy golat e fitores të shënuar në 10 minutat e fundit të duelit, shkruan Demokracia.com.
Ishte lojtari më në formë i United në javët e fundit, Marcus Rashford ai që ua dha epërsinë e parë mysafirëve në minutën e 80-të.
Pesë minuta më vonë, Garnacho dërgoi topin në rrjetë për t’’i dhënë goditjen e fundit vendasve dhe ta vendos epilogun final të ballafaqimit.
Manchester United me këtë fitore ngritet në pozitën e dytë me 46 pikë, një më shumë se City që ka dy takime më pak.
Leeds United zë vendin e 17-të me 19 pikë të grumbulluara./