0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Man City triumfon ndaj Chelseat

- Advertisement -

Manchester City ka shënuar një fitore të rëndësishme në Premierligë.

“Citizens” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Chelseat, në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit anglez.

Por, ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi, shkruan Gazeta Express.

Një gabim i rëndë i Khusanov që debutoi sot për Manchester Cityn i kushtoi me gol, ku Madueke realizoi në minutën e tretë.

Një minutë më pas, Khusanov shkakton një ndërhyrje të palejuar në një zonë të rrezikshme dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

Krejt kjo bëri që ai të zëvendësohej më pas në pjesën e dytë.

Por, paraprakisht, Josko Gvardiol shënoi për të barazuar shifrat në minutën e 42-të.

Erling Haaland me gol të bukur përmbysi rezultatin dhe e kaloi Man Cityn në avantazh në minutën e 68-të, pas asistit nga Ederson.

E fatin e këtij takimi e vulosi Phil Foden me gol pas asistit nga Haaland në minutën e 87-të.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 41 pikëve dhe e zë vendin e katërt.

Në anën tjetër, Chelsea bie në vendin e gjashtë me një pikë më pak. /

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit