Man City synon “goditjen e madhe” në mërkaton verore

- Advertisement -

Manchester City po përgatit një ofertë të madhe për talentin e Barcelonës, Pau Cubarsi.

Sipas mediave britanike, me kërkesë të trajnerit Pep Guardiola, kampioni anglez synon të përforcojë mbrojtjen pas problemeve me lëndimet dhe formën e paqëndrueshme këtë sezon.

Për ta bindur Barcelonën, City është gati të përfshijë në marrëveshje lojtarë si Rico Lewis dhe Omar Marmoush, duke e kthyer transferimin në një operacion të madh shkëmbimi.

Megjithatë, klubi katalanas e konsideron Cubarsin si të paprekshëm, edhe pse situata financiare mund të ndikojë në vendimin final.

Të ngjashme

Të fundit