Trajneri Pep Guardiola e ka mbrojtur Manchester Cityn, pasi këta të fundit shpenzuan mbi 200 milionë euro në janar.
Skuadra angleze u përforcua me katër lojtarë në afatin kalimtar dimëror, me shpresën për këndellje pas rezultateve të shumta negative.
Guardiola menjëherë është pyetur për mënyrën si City shpenzoi aq shpejtë mbi 200 milionë euro, mirëpo ai iu kujtoi se në pesë vitet e fundit janë skuadra e fundit nga top gjashtë për më së paku shpenzime.
“Thjesht që ta dini… në pesë vitet e fundit për shpenzime, ne jemi të fundit nga top 6-shja në Premierligë”
“Në tri vitet e fundit kemi shpenzuar më pak nga top 6-shja. Edhe pasi kemi shpenzuar këtë janar, jemi larg Chelseat, Arsenalit, Manchester Unitedit, Tottenhamit, edhe ndaj Liverpoolit, pasi kemi shitur shumë lojtarë”
“Të gjithë klubet mund të bëjnë çka të duan… Nëse mund të shpenzojmë, i bie atëherë që kemi para”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Cityn e pret të martën një përballje shumë e vështirë ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të play-offit që zhvillohet në “Etihad Stadium”.