Manchester City i ka dhënë fund ndeshjeve pa fitore, duke triumfuar në udhëtim te Leicester City.
Skuadra angleze zhvilloi një paraqitje solide për të fituar me rezultat 0:2, në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.
City e nisi më fuqishëm, ku kishte një mundësi të mirë për të kaluar herët në epërsi por që Stolarczyk e ndali goditjen e Erling Haaland.
Megjithatë, ishte Savinho që përfitoi nga një top i kthyer për të zhbllokuar rezultatin (21’).
City vazhdoi të dominonte në posedim dhe rastet e krijuara, megjithatë Leicesteri zhvilloi disa kundërzbritje, ku iu mungoi vetëm konkretizimi.
Fitoren e Cityt pastaj e vulosi Erling Haaland, i cili realizoi pas harkimit të bukur të Savinhos (74’).
Me këtë fitore, City ngjitët në pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë, kurse Leicesteri renditet në vendin e 18-të me 14 sosh.