Manchester City ka fituar ndeshjen ndaj Southampton.
Kampioni në fuqi vazhdoi rrugën drejt fitores, pasi mposhti 3:0 Southampton.
Gjatë gjithë takimit skuadër më e mirë padyshim ishin vendasit, pasi përveç tri golave krijuan edhe raste të tjera.
Serinë e golave e hapi Joao Cancelo, i cili realizoi në minutën e 20`.
‘Citizens’ po kërkonin me ngulm edhe golin e dytë dhe e shënuan në minutën e 32` me anë të Phil Foden.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat komod 2:0 në favor të Cityt.
Në 45 minutat e tjerë ishin përsëri vendasit më kërkues.
Golin e tretë e realizuan në minutën e 49` pas një supergoli nga Riyad Mahrez.
Për rezultatin final u përkujdes kush tjetër pos sulmuesi i momentit Erling Haaland.
Në minutën e 65` norvegjezi realizoi, duke çuar në 15 numrin e golave në nëntë ndeshje sa ka me Cityn në Premier Ligë këtë sezon.
Pas kësaj fitore Man City merr përkohësisht pozitën e parë me 23 pikë, kurse Southampton ka shtatë në vendin e 16./Lajmi.net/