Manchester City thuhet se është gati të rifillojë ndjekjen e sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo Goes.
“Qytetarët” janë të etur ta nënshkruajnë brazilianin si një pjesë kyçe të planeve sulmuese të Pep Guardiolës.
Interesi i Cityt për Rodrygon nuk është i ri; ata u lidhën shumë me sulmuesin gjatë verës, por një transferim nuk u realizua kurrë.
Marrëveshja u bllokua pasi Rodrygo thuhet se nuk ishte i interesuar për një transferim, por mungesa e kohës së tij të lojës në ‘Bernabeu’ që nga mbërritja e Franco Mastantuono dhe rikthimi i Arda Guler mund të hapin derën për një transferim.
Në sezonin 2024/25, 24-vjeçari ishte një pjesë thelbësore e sulmit të Real Madridit, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 11 asistime në 54 paraqitje në të gjitha garat.
Një ofertë prej rreth 80 milionë eurosh besohet të jetë e mjaftueshme për të filluar negociatat me Real Madridin. /Telegrafi/