Manchester City ka kaluar në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA 2023 pas fitores 3-0 ndaj Urawa Red Diamonds në Jeddah.
Një autogol nga Marius Hoibraten dhe goditje të bukura nga Mateo Kovacic dhe Bernardo Silva siguruan kalimin e sigurt të Cityt në finale.
Fitorja e “qytetarëve” i vendos kundër skuadrës braziliane Fluminense të premten. Fitimi i këtij trofeu do t’i shtonte edhe më shumë histori ekipit të Guardiolës pas suksesit të trefishtë të sezonit të kaluar dhe fitores pasuese të Superkupës UEFA.
Nëse rast të fitores, City bëhet skuadra e parë angleze në histori që do të mbajë njëkohësisht Premier League, FA Cup, UEFA Champions League, Super Cup dhe FIFA World Club.