-10.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Man City kthehet te fitorja, Chelsea e “shkel” Southamptonin

- Advertisement -

Manchester City pas shtatë ndeshjeve pa fitore ka triumfuar ndaj Nottingham Cityt, ndërsa Chelsea i arkëtoi pikët e plota te Southamptoni.

“Qytetarët” fituan me rezultat bindës 3:0, sfidë që e zhvilluan mirë në të gjitha aspektet.

Bernardo Silva kaloi Cityn në epërsi pas vetëm tetë minutave lojë pas asistimit të Kevin de Bruyne.

Belgu pastaj konfirmoi rikthimin me një goditje precize pas asistimit të Jeremy Dokut (31’).

Skuadra e Pep Guardiolas vazhdoi me ritmin e njëjtë edhe në pjesën e dytë, ku ishte Doku që pas një kundërzbritje e vulosi fitoren (57’).

City tani ngjitët në pozitën e katërt me 26 pikë ndërsa Nottingham bie në vendin e shtatë me 22 sosh.

Ndërkohë, Chelsea ka regjistruar fitoren e radhës, këtë herë me rezultat 1:5 te Southamptoni.

Axel Disasi përfitoi nga një harkim i bukur i Enzos për të kaluar “Blutë” në epërsi (7’).

Enzo bëri një gabim amator, ku vendasit përfituan me anë të Joe Aribos që e barazoi rezultatin (11’).

Sidoqoftë, Chelsea e ktheu epërsinë vetëm gjashtë minuta më vonë falë Christopher Nkunkut (17’).

Ishte Noni Madueke që realizoi një eurogol për ta dërguar epilogun në 1:3 (34’).

Chelsea ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, ku Cole Palmer e “vodhi” golin e Nkunkut duke shënuar pak para se topi të hynte në rrjetë (77’).

Fitoren e Chelseas pastaj e vulosi Jadon Sancho pas një aksioni të shpejtë (87’).

Chelsea tani ngritët në pozitën e dytë me 28 pikë ndërsa Southampton qëndron në fund me pesë sosh.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit