0.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Man City i shpëton humbjes, barazon me Crystal Palace

- Advertisement -

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në udhëtim te Crystal Palace.

Qytetarët ishin në dy raste në disavantazh por në fund shpëtuan nga humbja.

Skuadra e Pep Guardiolës erdhi në këtë përballje pas fitores 3:0 ndaj Nottingham Forest, që ishte e para pas katër humbjeve radhazi në Premierligë.

Përballja e zhvilluar në Selhurst Park ishte shumë e balancuar, me vetëm posedimin që ishte krejtësisht në anën e kampionit në fuqi.

Munoz e kaloi në epërsi Crystal Palacen vetëm katër minuta pasi filloi takimi.

Erling Haaland barazoi shifrat në minutën e 30-të, i asistuar nga Nunes dhe me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë.

Vendasit e rikthyen epërsinë 11 minuta pasi filloi pjesa e dytë, me golin e shënuar nga Lacroix.

Rico Lewis ishte shpëtimtari i Manchester Cityt, pasi shënoi golin për rezultatin 2:2 në minutën e 68-të.

I njëjti futbollist mori karton të kuq në minutën e 84-të, ndërsa ndryshim në rezultat nuk pati dhe përballja në Londër përfundoi me barazim.

Manchester City me këtë barazim renditet në vendin e katërt, tetë pikë më pak se lideri, Liverpool, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit