Manchester City ka gjetur një zëvendësues për mesfushorin gjerman, Ilkay Gundogan, i cili ka kontratë me ‘Qytetarët’ deri në verën e vitit 2026.
E ardhmja e 34-vjeçarit Gundogan te City është e pasigurt dhe City tashmë ka gjetur pasuesin e tij në Serie A.
Sipas Sky Sports, skuadra angleze është e interesuar për mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders, për të cilin do të duhet të paguajnë 65 milionë euro, gjë që nuk duhet të jetë problem për ‘Qytetarët’.
Reijnders është mesfushori standard i Milanit dhe konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë aktualisht, pasi ka luajtur 46 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 14 gola dhe ka shtuar katër asistime.
Në fillim të marsit ai ka vazhduar kontratën me Milanin deri në vitin 2030, por është shumë i interesuar të kalojë në Angli.
Holandezi u transferua nga AZ Alkmaar te Milani në verën e vitit 2023 për 21 milionë euro dhe që atëherë ka luajtur 96 ndeshje për kampionët e shumëfishtë të Italisë, duke shënuar gjithsej 18 gola dhe duke dhënë tetë asistime.
Vlera e tij në treg, sipas portalit Transfermarkt, llogaritet në 50 milionë euro.