Manchester City është rikthyer në top-4she në Premierligë.
“Citizens” e arritën këtë pas triumfit 0:1 ndaj Tottenham në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit anglez.
Erling Haaland e vulosi fatin e këtij takimi me një gol në minutën e 12-të, pasi u asistua bukur nga Doku.
Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola të vlefshëm dhe mysafirët iu gëzuan një fitoreje të madhe.
Tani, Manchester City ka 47 pikë në vendin e katërt, një më shumë se Chelsea që bie një vend më poshtë.
Në anën tjetër, Tottenham mbetet i 13-ti me 33 pikë të grumbulluara.