Manchester City e ka nisur sezonin 2024/25 me fitore, duke triumfuar në udhëtim te Chelsea për xhiron hapëse të Premierligës.
“Qytetarët” zhvilluan një tjetër lojë fantastike, për të fituar me rezultat 0:2.
Erling Haaland dribloi mes dy futbollistëve e pastaj shënoi një parabolë për t’i dhënë epërsinë Cityt pas një asistimi të Silvas (18’).
Chelsea arriti të shënonte përmes Nicolas Jackson, megjithatë pas shikimit të VAR-it rezultoi se ishte pozitë jashtë loje, andaj goli u anulua (45’).
City ishte prapë skuadër më e mirë në pjesën e dytë, me Haaland që kishte një tjetër mundësi shënimi por që nuk arriti të realizonte.
Rico Lewis e gjeti rrugën drejtë rrjetës, mirëpo u anulua shkaku i një faulli në ndërtimin e aksionit.
Ndërkohë, fitoren e vulosi ish lojtari i Chelseas Mateo Kovacic, i cili realizoi një eurogol nga distanca (84’).
Man City tani renditet në pozitën e katërt me tre pikë derisa Chelsea bie në vendin e 17-të pa pikë.
Në xhiron e dytë, Man City e pret Ipswich Town derisa Chelsea do të ketë punë me Wolvesin.