27.1 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Man City e nis me fitore Kupën e Botës për klube, mposht me golat e pjesës së parë Wydadin

- Advertisement -

Man City ka shënuar fitore ndaj Wydad me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për klube.

Skuadra e Pep Guardiolas e nisi fuqishëm, duke shënuar që në rastin e parë të mirë para porte.

Phil Foden shënoi në minutën e 2-të për rezultatin 1-0, duke e hapur takimin.

Image

Sulmet e qytetarëve vazhduan, me Omar Marmoush që kishte dy raste shumë të mira.

Në minutën e 42-të erdhi edhe goli i dytë i ndeshjes, me Foden që asistoi te Jeremy Doku që shënoi për 2-0.

Image

Edhe pjesa e dytë i takoi Man Cityt, me Doku dhe Haaland që kishin rastet e tyre, por pa sukses.

Rico Leëis i Manchester Cityu ndëshkua direkt me karton të kuq, kështu që anglezët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak.

Pjesë e këtij grupin janë edhe Juventus dhe Al Ain që do të luajë pas mesnate.

Të ngjashme

Të fundit