9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Man City e Arsenal vazhdojnë me fitore

- Advertisement -

Manchester City ka triumfuar në shtëpi ndaj Fulhamit, derisa Arsenali mposhti me mund Southamptonin.

Dy rivalët kanë regjistruar fitoret e radhës për t’i qëndruar afër Liverpoolit në garën për titullin kampion.

City arkëtoi pikët e plota falë një triumfi 3:2 ndaj Fulhamit, sfidë që ishte shumë e zjarrtë nga fillimi.

Andreas Pereira kaloi Fulhamin në epërsi duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të jashtëzakonshëm së Jimenezit (26’).

Fulham lehtësisht mund ta dyfishonte epërsinë, sidoqoftë Adama Traore dështoi keq nga afërsia.

Pas kësaj, Man City u këndell përmes Mateo Kovacic që realizoi me një goditje precize (32’).

Kroati ishte në top formë duke shënuar një tjetër gol të bukur për ta përmbysur epërsinë (47’).

Ndërkohë, fitoren e Cityt e vulosi Jeremy Doku pasi mori një asistim të bukur nga Lewis (82’).

E tëra që bëri Fulham ishte goli i dytë njëkohësisht i fundit përmes Rodrigo Nunez që u asistua nga Nelson (89′).

City qëndron si pozitë e dytë me 17 pikë, një më pak se Liverpooli derisa Fulham zë vendin e gjashtë me 11 sosh.

Në anën tjetër, Arsenali me mund ka arkëtuar pikët e plota në derbin ndaj Southamptonit, duke bërë një përmbysje nga 0:1 në 3:1.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër nuk ia doli t’i finalizonte rastet.

Southampton befasoi të gjithë duke kaluar në epërsi përmes një goli solo të Cameron Archer (55’).

Mirëpo, gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm tre minuta me Bukayo Sakan që e gjeti të lirë Kai Havertz, i cili e barazoi rezultatin (58’).

Për përmbysjen e madhe u përkujdes i inkuadruari Gabriel Martinelli me një gol nga afërsia pas një tjetër asistimi të Sakas (68’).

Kurse, fitoren e vulosi Saka, i cili përfitoi nga një gabim amator të mbrojtësit kundërshtar (89′).

Arsenali pas shtatë xhirove mbledh 17 pikë, kurse Southampton renditet në pozitën e parafundit me një sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit