8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Mamardashvili heroi i barazimit, përballja mes Gjeorgjisë e Çekisë pa fitues

- Advertisement -

Si Çekia, ashtu edhe Gjeorgjia humbën ndeshjet e para nga Portugalia dhe Turqia, respektivisht, ndërsa sot kanë mbledhur pikët e para në këtë Evropian.

Çekia dominoi tërësisht takimin, edhe në raste të krijuara, por edhe në posedim të topit, ndonëse gjatë 45 minutave të para ishin në disavantazh.

Çekia arriti të shënonte në minutën e 24-të me anë të Hlozek, por me ndihmën e VAR dhe teknologjisë së topit, u vërejtë një devijim i topit me dorë nga sulmuesi, me çka goli u anulua.

Në një nga daljet e rralla të Gjeorgjisë në pjesën e parë shënuan. VAR i bëri me dije gjyqtarit gjerman për një kontakt në zonën e rrezikshme, ku në minutat shtesë u akordua penallti.

Mikautadze e ekzekutoi me shumë siguri, për ta çuar në pushim skuadrën e tij me epërsi prej një goli, 1:0.

Çekia e vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kësaj radhe në kërkim për të marrë të paktën një pikë nga një takim që iu takoi vetëm atyre për nga rastet.

Goli i barazimit erdhi. Ishte Patrick Schick që realizoi gol në minutën e 59-të, për rezultatin 1:1.

Deri në fund të takimit nuk pati më gola të shënuar, me Mamardashvilin që bëri tre pritje në pjesën e dytë, krahas tetë pritjeve në pjesën e parë, duke çuar në total numrin në 11.

Me barazim 1:1 përfundoi kjo ndeshje dhe të dy skuadrat tani kanë nga një pikë në grupin F, me Portugalinë e Turqinë që kanë nga tre pikë, e që takohen pas një ore, për të mbyllur xhiron e dytë në këtë grup.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit