4.9 C
New York
Thursday, December 5, 2024

Buy now

“Mamaja më e urryer” kërkon 200 paund për person nga familjarët e ftuar në darkën e Krishtlindjes (Foto)

- Advertisement -

Një nënë e katër fëmijëve ka zbuluar se u ka kërkuar familjarëve të saj që të japin nga 200 paund për kokë, për darkën e Krishtlindjes. Është fjala për Carla Bellucci-n, e cila njihet në Britaninë e Madhe për këto deklarata të papritura.

42-vjeçarja është një emër i njohur për mediat britanike, pasi vitin e kaluar ‘mamaja më e urryer e Britanisë’ shkaktoi shumë zhurmë kur njoftoi se i kishte kërkuar familjes që të paguante 150 paund për darkën e 25 dhjetorit.

Por sipas saj, këtë vit kostoja e jetesës është rritur dhe detyrimisht është rritur edhe tarifa. Madje as alkooli nuk është i përfshirë.

“Meqenëse jemi në një krizë të kostos së jetesës dhe gjithçka është rritur, më duhet të mbuloj shpenzimet disi, ka thënë modelja, e cila ka shtuar:

“Përfshin një vakt me tre pjata, me një gotë shampanjë. Ata mund të sjellin pije alkoolike dhe pije të tjera, ky nuk është problemi im”.

Nëna e katër fëmijëve është shprehur se për darkën e Krishtlindjes shkojnë kryesisht miqtë e saj, por edhe disa anëtarë të familjes.

“Vetëm të rriturit duhet të paguajnë, fëmijët nën 16 vjeç mund të vijnë falas. Ndonjëherë njerëzit refuzojnë të paguajnë dhe kjo është në rregull për mua – mos eja. Unë nuk jam këtu për të fituar diçka, kostoja mbulon vetëm ushqimin”, ka shtuar 42-vjeçarja.

Kjo e fundit ka shtuar se të ftuarit duhet të jenë mirënjohës se po u heq presionin e përgatitjes së 25 dhjetorit. Sipas saj, të paguajnë është më e pakta që ata mund të bëjnë për të gjithë kohën dhe përpjekjen që ajo po bën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit