17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Mamaja e saj e bindi që…”, vajza e Beyonce lexoi komentet që talleshin me mënyrën si kërcente dhe…

- Advertisement -

Blue Ivy është vajza e këngëtares me famë botërore, Beyonce. Ajo ka lexuar komentet e njerëzve në rrjetet sociale, të cilët talleshin me lëvizjet e saj të kërcimit në turneun “Renaissance”. Dhe e gjeni çfarë bëri Blue Ivy? Nuk hoqi dorë.

Sipas New York Times, që ka parë paraprakisht filmin e ardhshëm të Beyonce-s mbi turneun, këngëtarja nuk u ndje mirë kur vajza e saj 11-vjeçare lexoi komentet që e kritikonin.

“Por mamaja e saj e bindi që në vend që të hiqte dorë, ajo duhej të punonte dhe të stërvitej edhe më shumë për koncertet e ardhshme,” shkruan prestigjiozja “New York Times”.

Blue Ivy u shfaq për herë të parë në skenë në maj kur Beyonce performoi në Paris.

Koncert pas koncerti, Blue u përmirësua dukshëm. Shumë fansa shkruan se janë “krenarë” për faktin që Blue nuk hoqi dorë dhe se ajo “po mëson si të jetë një interpretuese e zonja”.

Nga ana tjetër, “Renaissance: A Film by Beyoncé” do të transmetohet në kinema më 1 dhjetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit