14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Mamaja e Luizit dërgon mesazh në shtëpinë e “Big Brother”, vëmendjen e merr përshëndetja për Oltën!

- Advertisement -

Banorëve të “Big Brother VIP” pasditen e sotme i janë treguar nga produksioni sërish mesazhe që i vijnë nga fansat dhe përshëndetjet e tyre, një traditë tashmë në reality show, që bën bashkë të gjithë konkurentët dhe shërben si një moment shplodhjeje për ta, po ashtu edhe vlerësimi e shkakton mjaft hilaritet e të qeshura.

Megjithatë sot një mesazh që ka tërhequr vëmendjen ka ardhur nga mamaja e Luizit, e cila deri më tani ka folur shumë pak në lidhje me djalin dhe aventurën e tij në program, vetëm në 1 intervistë me një lidhje telefonike dhe me një letër që ka dërguar këngëtarit pak javë më parë. Në mesazhin që ajo ka dërguar thotë: “Përshëndetje capaculat e nanës, jeni shumë të mirë, Zoti ju rujt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin dhe Oltën në një bluzë hahaa. Më keni knaq, nana e Luizit nga New York”.

Pra sic mund ta shihni është një mesazh dashurie për të gjithë banorët, patjetër edhe për djalin e saj dhe në mënyrë surprizë edhe për Oltën, që ditvt e fundit është parë shumëe afërt me këngëtarin për shkak të sfidës ku ishin partnerë. Reagimi i aktores pas mesazhit ishte shumë i ciltër, me Oltën që u cua në këmbë dhe i dërgoi puthje zonjës Angjelina. ndërsa djali i saj po ashtu i dhuroi puthje dhe u pa shumë i prekur.

Cka vlen të përmendet është se mesazhi nuk e përmendte Kiarën aspak, ndërsa po ashtu pati edhe shumë mesazhe nga fansat e Luizit që falenderonin Oltën për përkujdesjen e këtyre ditëve, cka nxiti edhe reagimin e moderatores nga partnerit pas leximit të përshëndetjeve, duke e akuzuar se po “llastohet” me dhimbjen e kokës dhe se “e ka nxjerrë keq” para publikut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit