-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Maloku thotë se takimi në Shkup ka qenë i përfaqësuar në nivelin më të ulët nga BE-ja

- Advertisement -

Analisti politik, Albinot Maloku duke komentuar mesazhet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, tha se ka qenë përfaqësimi më i ulët nga të gjitha takimet e mbajtura më herët mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Madje Maloku deklaroi se nuk i sheh shumë suksese këtij takimi në raport me Kosovën.

“Seç kam këtë ndjesi nga ky takim që nga ana e Bashkimit Evropian për herë të parë përfaqësimi bëhet në nivelin më të ulët të mundshëm nga të gjitha takimet që kanë ndodhur mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Në kuadër të Bashkimit Evropian ka nivele më të larta që ndërlidhen drejtpërdrejtë me çështje financiare dhe jo një tashti diskutojmë për çështje ekonomike dhe financiare dhe ishte pjesë një drejtor periferik që për neve ka qenë bajagi me peshë, për faktin se ka qenë lajmdhënësi i masave të Republikës së Kosovës”, tha Maloku në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Derisa sipas Malokut, në bazë edhe të praktikave të takimeve të mëhershme, Bashkimi Evropian po vazhdon të ketë qasje “dyftyrësie”

“Unë nuk është se i shoh shumë suksese këtij takimi. Tani të shohim, mirëpo nga praktika që ka qenë edhe e takimeve por edhe interesit, Bashkimi Evropian vazhdon të ketë qasje dyftyrësie. Nuk po arrinë në asnjë moment të ndryshojë dhe të bëjë gjëra të cilat janë të prekshme dhe të vendosë të ndjek politikat e veta “, shtoi Maloku.

Ndryshe, në Shkup u mblodhën liderët e Ballkanit Perëndimor, ku nikoqir i këtyre takimeve ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Që të gjashtë shtetet e vogla të rajonit po aspirojnë që të bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane.

Nga blloku evropian kanë deklaruar se janë të hapur për zgjerim, megjithatë kanë kërkuar më shumë reforma nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mbështetje për vendet e rajonit për tu bërë anëtare të BE-së kanë premtuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Andaj në këto takime morri pjesë edhe Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

Ky i fundit i paralajmëroi liderët e Ballkanit se nuk do të kenë mundësi për të penguar rrugëtimin e njëri-tjetrit për në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit