Politologu, Albinot Maloku, duke komentuar listat zgjedhore të partive politike tha se nuk ka befasi të mëdha. Por, sipas ti qytetari duhet t’i denojë me votë deputetët e legjislatutrës së kaluar që janë përfsahirë në lista, për shkak të bllokadës për konstituimin e Kuvendit. Tha se pas zgjedhjeve pret që të ketë një koalicion për formimin e një Qeverie stabile.
‘’Ata të cilët kanë qenë pjesë e legjislaturës e cila ishte bllokuese qytetari kishte qenë mirë me i dënu, pra të mos i japin mbështetje për faktin e tregimit të punës së tyre që kanë bërë përbrënda legjislaturës së kaluar. Kemi njerëz nga secili subjekt politik që edhe kandidojnë për herë të parë, por edhe janë të rinjë në angazdhim. Ka alternativa, por besafi nuk pash askund.’’, tha Maloku.






