28.3 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Maloku: Sot në Kosovë me 3 muaj bëhesh polic, po na kushton shumë

- Advertisement -

Politologu, Albinot Maloku vlerëson se në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë anti-fushatë ndaj Policisë së Kosovës, por megjithatë ka theksuar se të metat e saj duhet të tregohen.

Maloku ka deklaruar se sot në Kosovë me 3 muaj bëhesh zyrtar policor çka sipas tij nuk është aspak e shëndetshme dhe po i kushton shumë vendit.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ai ka shtuar se me 3 muaj përgatitje nuk mund të bëhesh as rojtar ose truprojë i mirë se lëre më zyrtar policor.

“Nuk duhet në asnjë mënyrë të krijohet fushatë anti Polici, por në emër të moskrijimit të kësaj fushate unë konsideroj që do të duhej t’I hynin çështjeve sic duhet dhe me u gjet të metat e me u tregu të metat e Policisë së Kosocës për arsye se në momentin që tregohen këto të meta unë konsideroj që konvertohet një situatë tjetër bëhet një profesionalizëm më I madh. Sot në Republikën e Kosovës me 3 muaj ditë bëhesh polic dhe kjo nuk është aspak e shëndetshme sidomos tani kur kemi 18 vjet shtet. Unë konsideroj që tani do të ishte mirë me iu dediku energji në aspektin akademik të përgatitjes së këtyre policëve pra pse mos të ketë shkollë të mesme të Policisë që në kuadër të atij katërvjeçari unë jam I bindur se do të nxirrnim edhe policë profesional, edhe policë që e njohin edhe psikologjinë edhe mentalitetin dhe që e kanë përgatitjen e mirë siç do të duhej ta kishin. Unë konsideroj që as truprojë as rojtar as çfarëdo qoftë I një institucioni të caktuar nuk mund të bëhesh e përgatitesh mirë me 3 muaj. Pra, konsideroj që me 3 muaj polic po na kushton shumë për arsye se duke e parë një mekanizëm një institucion sic është Policia e Kosovës që e ka pasur respektin maksimal me situate specifike po krijohet njëfarë lloj averzioni..”, ka thënë Maloku.

Të ngjashme

Të fundit