0.9 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Maloku: Situata në Skenderaj pasojë e diskursit të Kurtit

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Sami Lushtakun që ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në fushatën zgjedhore të hënën në Skenderaj.

Politologu, Albinot Maloku vlerëson se ky incident është pasojë e diskursit të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1 ka thënë se ‘nxitësi i një rrethane të padurushmërisë mban përgjegjësinë më të madhe sesa reaguesi në një moment të caktuar’.

“Për rrjedhojë a ka qenë gjuha kontributdhënëse e fuqishme e kryeministrit Kurti e kandidatit të VV-së për të krijuar situata tensioni e padurushmerie ka qenë në çdo nivel. Ne disa herë e kemi potencuar se sjellja e mënyra e komunikimit ka qenë jashtëzakonisht jo e shëndetshme, ka prodhuar situata tensioni që mund të kenë pasoja të ndryshme dhe kjo nuk është dashur të ndodhte në asnjë mënyrë. Kjo është pasojë e diskursit të Albin Kurti dhe përveq e diskursit ka qenë edhe e vëmendjes për arsye se ka akumulim energjie, nuk është se kjo qeveri ka pasur një vëmendje të shtuar sa i përket asaj zone, nuk është që qeveria i ka dedikuar energjinë si duhet asaj zone duke përjetuar situata të ndryshme dhe për rrjedhojë ka krijuar njëfarë padurushmërie. Nxitësi i një rrethane të padurushmërisë mban përgjegjësinë më të madhe sesa reaguesi në një moment të caktuar”, ka deklaruar Maloku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit