5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Maloku: Qeveria Kurti do ta mbaj bajrakun për mostransparencë në të gjitha proceset

- Advertisement -

Politologu Albinot Maloku, tha se Qeveria Kurti do ta mbaj bajrakun për mostransparencë në të gjitha proceset.

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Maloku tha se sa i përket çështjes së dinarit, do të duhej të kishte një dakordim në Bruksel, ani pse u shpreh se pajtohet që nuk do të duhej të merrnin pjesë kryenegociatorët.

“Për qasje e nivelit maksimal të jotransaprencës për të gjitha proceset, qeveria aktuale do të mbaj bajrakun dhe se hamendësimet nuk janë të shëndetshme për faktin e mospasjes jo vetëm të koordinimit të Kosovës me ndihmuesit e saj por edhe rrethanat dhe kapacitetet dhe mundësitë e Kosovës për të jetësuar vendimet e veta”, tha ai.

Maloku shtoi se mendon që mirë ka bërë zv. kryeministri, Besnik Bislimi, që e ka refuzuar pjesëmarrjen në Bruksel për ta diskutuar vendimin e BQK-së, megjithëse tha se edhe çështja e targave ishte diskutuar në Bruksel në të kaluarën.

“Çështja e targave ka qenë pjesë e diskutimit në Bruksel në disa periudha, në fillim kemi pas qytetar të Kosovës për të kaluar në kufirin e Serbisë, ka qenë me faza. Ishte vendim i drejtë, u bë bujë e madhe, serbët i shfrytëzuan, bënë inatin për të mos marrë pjesë në proces zgjedhor dhe donin ta bënin kusur për momente politike. Kurse momenti i pranimit, i njohjes së një fakti, ishte pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Tani sikundër pjese kësaj edhe procesi aktual i çështjes së dinarit do të duhej të kishte një proces në kuadër të Brukselit por derisa nuk është, nuk është vendi, jo në nivelin e kryenegociatorëve, kam përshtypjen që në këtë çështje ka pas të drejtë Bislimi sepse do të duhej të shkonin nivelet e njëjta, guvernatorët”, tha Maloku.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian është në kaos të vizionit të vet në raport me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“BE është në një kaos të vizionit të vet në raport edhe me çështjen e dialogut. Këtë kaos po e shfrytëzon me sukses Vuçiqi por që nuk është se nuk po i shkon për shtati edhe Kurti. Si pasojë e mospasjes së këtij vizioni nga ana e BE-së, e kemi këtë gjendje që vihet në pikëpyetje edhe dialogu pavarësisht se është obligim për Republikën e Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit