26.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Maloku: PDK-ja duhet të dalë nga ngërçi i brendshëm, partneriteti me VV-në mund të sjellë stabilitet për Kosovën

- Advertisement -

olitologu Albinot Maloku ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke vlerësuar situatën brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe mundësinë e një partneriteti me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

Maloku për Expose ka theksuar se PDK-ja është aktualisht e bllokuar nga një ngërç të brendshëm, duke e vlerësuar si një problem të rëndësishëm për këtë parti.

Ai thekson se PDK-ja ka nevojë të dalë nga ky ngërç dhe të ofrojë një qëndrim të unifikuar, pasi aktualisht, sipas tij, ka një mungesë të sqarimit të brendshëm që e pengon të ketë një politikë koherente.

“Nuk mund të vazhdohet me një parti që vetëm ‘fasadohet’ dhe nuk ka një sqarim të brendshëm të qartë. Ky është një problem për PDK-në dhe duhet të tejkalohet,” tha Maloku, duke theksuar se është e rëndësishme që çdo parti të ketë një vizion të qartë dhe të përbashkët për të udhëhequr vendin.

Ai gjithashtu ka komentuar deklaratën e deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka propozuar një partneritet të mundshëm mes PDK-së dhe VV-së. Sipas Malokut, ky është një hap pragmatik që mund të çojë në krijimin e një qeverie stabile dhe të fuqishme për të përballuar sfidat që ka Kosova.

“Hoxhaj ka një racionalitet të shtuar në këtë situatë. Ai ka propozuar një partneritet që mund të ofrojë një qeveri stabile. Ky partneritet mund të bashkojë eksperiencat e dy subjekteve politike dhe të ndihmojë në përparimin e proceseve të rëndësishme për vendin,” tha Maloku.

Politologu theksoi se është më pragmatike qasja që ofron Hoxhaj sesa ajo që mund të ketë dikush tjetër, i cili refuzon partneritetin me VV-në për të mbajtur mbështetje nga elektorati. Ai beson se partitë politike duhet të mendojnë për të mirën e Kosovës dhe jo vetëm për interesat e ngushta politike të brendshme.

“Partitë politike janë zgjedhur për të shtyrë përpara, për të përmbushur nevojat e Republikës së Kosovës dhe për të ndihmuar zhvillimin e saj. Kjo është më e rëndësishme se sa të mendojmë për dallimet e brendshme ideologjike,” përfundoi Maloku.

Intervista e plotë:

Të ngjashme

Të fundit