Politologu Albinot Maloku ka vlerësuar se zbatimi i marrëveshjes së Ohrti dhe Brukselit do të jenë një nga detyrat kryesore të qeverisë së re të Kosovës.
Ai ka thënë se ndonëse për formimin e Qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë për partner, ai ka thënë se do të preferonte një qeveri të koalicionit për t’i dhënë vendit një qeveri stabile të fortë dhe quar proceset përpara.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit të vendit ai ka thënë se PDK e LDK nuk e kanë borxh t’i japin votën LVV-së pa ndonjë marrëveshje,
“Votë pa marrëveshje nuk e kanë për obligim të japin as PDK e as LDK. Nuk ka rrjedhe logjike në demokraci të funksionohet pa marrëveshje. Do të duhet të kishte respekt dhe marrëveshje në qoftë se duan të ecin përpara, nëse po themi që për çështjen e qeverisë nuk e ka të nevojshme, konsideroj që kishte me qenë shumë më e mençme ta ftonte dikë të ulej dhe të baheje një qeveri e fortë, stabile dhe të ecej përpara”, ka thënë Maloku në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai ka thënë se partitë që human zgjedhjet e që janë pjesë e Kuvendit do të duhej të kenë një qasje tjetër dhe të kenë identitetin e tyre.
“Subjektet politike do duhej të rezonin ndryshe dhe t’i përqasen një politike e cila nuk do të rrjedhe si pasojë e kundër peshës por të ketë identitetin e vet dhe të ecët përpara”, ka thënë Maloku.






