9 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Maloku: Një koalicion VV – PDK do të ndikonte në shuarjen e polarizimeve politike

- Advertisement -

Politologu Albinot Maloku, duke folur për mundësitë e formimit të qeverisë së re, ka vlerësuar se është e mundshme që të bëhet edhe nga LVV por edhe partitë opozitare.

Por, ai ka thënë se një koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike do të ndikonte në shuarje e polarizimeve politike.

Maloku në emisionin “Këndi i Debatit”, ka thënë nëse LDK bëhet pjesë e qeverisë  “shpëton” Abdixhiku por jo partia.

“Kishte me qenë shumë më mirë me u pa, ndoshta me u shua këto polarizimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike. Në qoftë se Lidhja Demokratike bëhet pjesë e qeverisë, shpëtohet z.Abdixhiku por jo partia. Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë me qenë prapë në opozitë por me parakushtet me qenë më e angazhuar maksimalisht. LDK do të ishte e shpëtuar në opozitë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit