12.8 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Maloku: Mirë që nuk u votua qeveria “Kurti 3”, Liburn Aliu s’duhej te ikte pa dhënë përgjegjësi

- Advertisement -

Politologu Albinot Maloku ka komentuar përbërjen e kabinetit qeveritar të propozuar nga Albin Kurti për qeverinë e ardhshme, duke e vlerësuar si të duhur moskrijimin e tij.

Sipas Malokut, propozimi i Dimal Bashës për ministër të Infrastrukturës dhe Transportit është bërë për inat të ish-ministrit, Liburn Aliu, i cili të martën u emërua drejtor i Portit të Durrësit në Shqipëri.

Lidhur me këtë, Maloku ka vlerësuar se Aliu nuk duhet të kishte kaluar pa dhënë përgjegjësi për mandatin e tij katërvjeçar në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

“Kam përshtypjen se kjo është bërë për inat të pozicionit që e kishte Liburn Aliu. Kjo mund të duket kështu, mirëpo fatmirësisht nuk e kemi këtë qeveri. Liburn Aliu tani është bërë drejtor i Portit të Durrësit, një port që nuk është vetëm i shqiptarëve, por i të gjithëve. Megjithatë, do të ishte e udhës që ai, për pozicionin që ka mbajtur për katër vite në këtë qeveri, të mos kishte kaluar kaq lehtë. Dikush duhet ta pyeste se çfarë ka bërë, sepse ka kaluar nga qeveria me shumë elegancë, pa dhënë një përgjegjësi për mandatin e tij. Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha që po ndodhin në Kosovë – askush nuk po jep përgjegjësi për veprimet katërvjeçare. Kjo ka qenë një nga ministritë më të përfolura, me mundësi financiare e të tjera, por, për fat të keq, nuk ka pasur njerëzit më të mirë të mundshëm për ta udhëhequr,” ka thënë ai në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit