18.5 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Maloku: Marrëveshja politike është thelbësore, egoizmi politik i Kurtit është i pashpjegueshëm

- Advertisement -

Politologu, Albinot Maloku duke folur për dështimin e sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se marrëveshja politike është thelbësore.

Por, ai ka thënë se egoizmi politik i kreut të VV-së, Albin Kurti është i pashpjegueshëm, ku siç është shprehu ai, kjo ka bërë që Kurti të mos ketë askënd në Kuvend që dëshiron bashkëpunim.

“Marrëveshja politike është thelbësore, ajo nuk krijon situata paralizuese. Egoizmi politik i kreut të Vetëvendosjes  është i pashpjegueshëm në të gjitha terminologjitë që mundemi mi marrë me shpjegua këtë situatë. Dhe ky egoizëm e ka pru këtë situatë, që më asnjërin në Kuvendin e Kosovës nuk dëshiron të bashkëpunojë, dhe kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për rendin demokratin në Republikën e Kosovës”, ka thënë Maloku në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Duke folur për propozimet e sotme për kryetar të Kuvendit nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën, ai ka thënë se i vetmi propozim që nuk mund të konsiderohet si figurë polarizuese është Glauk Konjufca.

Të ngjashme

Të fundit