Profesori i sociologjisë dhe komunikimit, Fadil Maloku, vlerësoi se vullneti i shprehur përmes këmbimin të letrave mes Kurtit e Abdixhikut në njëfarë mënyrë është një lloj kurtuazie politike e formalitet që nuk ka një qëllim të caktuar dhe nuk është i sinqertë.
“Nga LDK prej fillimit kanë thënë që nuk do të marrin pjesë në një qeveri me LVV-në. Krejt ky proces i ngërçit e bllokimit dhe kalkulimet e partive politike janë se do të shkojë në favor të tyre dhe mendoj që opsioni e ilaçi më i mirë për ta dalluar atë nuancën o për opozitën o për qeverinë kishin me qenë zgjedhjet, dhe po duket që andej edhe po shkojmë”.
“Krejt kjo loja e letërkëmbimit është njëfarë kurtuazie për konsum të brendshëm, për të gjetur fajtorin dhe nuk shoh ndonjë gatishmëri”, deklaroi Maloku në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.