2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Maloku: Kurti duhet të jetë transparent për dialogun, ashtu siç kërkonte si opozitar

- Advertisement -

Politologu Albinot Maloku vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të japë më shumë shpjegime në Kuvend se në cilën fazë të dialogut me Serbinë gjendemi.

Maloku, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se kryeministri, Albin Kurti, duhet të jetë transparent, ashtu siç kërkonte nga qeveritë e kaluara.

“Kur thuhet se kemi dialog me faza kur bëhet fjalë për Marrëveshjet e Brukselit, mendoj se është shumë shqetësuese. Krejt vëmendjen e qeverisë po e thith çështja e dialogut”.

“Nuk besoj se zotëri Kurti do të japë ndonjë nënshkrim të dëmshëm për Kosovën, por konsideroj që në Kuvend të jepet shpjegim se në cilin stad të dialogut me Serbinë jemi. Kur Kurti ishte në opozitë kërkonte transparencë gjithçka që ka të bëjë me dialog dhe kjo duhet të vlejë edhe tani,” tha Maloku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit