20.1 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

- Advertisement -

Politologu Albinot Maloku ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të bëra gjatë intervistës së tij në emisionin “Këndi i Debatit” në televizionin Tëvë1, ku ndër të tjera, Kurti komentoi për vizitat e shpeshta të zyrtarëve të PDK-së në Hagë dhe “ndikimin” të ish-krerëve të partisë në zhvillimet politike.

Maloku ka kritikuar qasjen e Kurtit gjatë intervistës, duke thënë se, përballë një intervistuesi të qetë dhe profesional, Kurti ishte i ngarkuar emocionalisht dhe politikisht, duke e humbur racionalitetin e debatit.

“Ta kesh përballë një intervistues që është i pangarkuar politikisht, qetësisht në maksimumin e profesionalizmit të tij, e me qenë aq i ngarkuar një politikan si z. Kurti, ka qenë e papërballueshme për me dëgjuar dhe me i dhënë vlerësim shpjegimeve të tij”, tha Maloku në Tëvë1.

Ai shton se në vend të një qasjeje konstruktive, Kurti zgjodhi të vazhdojë me etiketime dhe fjalor ofendues, të cilin, sipas Malokut, tashmë e ka kthyer në gjuhë të zakonshme.

“Kur e humb racionalitetin e debatit, atëherë kalon në gjuhën normale që për mua tani është e Kurtit – përdorimi i nofkave, i fjalorit pezhorativ, refuzues dhe ofendues”, u shpreh Maloku.

Politologu theksoi se në vend të interpretimeve politike rreth vizitave në Hagë, do të ishte më e përshtatshme për një lider si Kurti të angazhohej për parregullsitë në mekanizmin e Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e Kushtetutës.

“Do të ishte shumë më e shëndetshme që të angazhohej për parregullsitë në mekanizmin e quajtur dhomat e specializuara që është pjesë e Kushtetutës dhe rendit të Republikës së Kosovës, sesa me mbajt ligjërata që dikush  paska aq shumë vizita, kurse kur është pyetur për një vullnet për të pasur një vizitë atje te qytetarët e Kosovës që janë në Dhomat e Specializuara ka pas thënë që ka shumë dokumente me nënshkrua dhe të ankohesh për këto vizita dhe të provosh të interpretosh se po merrka instruksione dikush, konsideroj që kjo është ajo që kur e humb recionalitetin e debatit atëherë kalon në gjuhën normale që për mua tani është e Kurtit përdorimi i nofkave, i fjalorit pezhorativ, refuzues dhe ofendues”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit