6.3 C
New York
Friday, January 23, 2026

Buy now

Maloku: Kosova nuk bën t’i japë vetes rehati duke krijuar ndarje mes BE-së dhe ShBA-së

- Advertisement -

Politologu, Albinot Maloku ka thënë se Kosova nuk ka alternativ tjetër për të vendosur pjesëmarrjen aty ku është Amerika, duke e vlerësuar si pozitive pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të themeluar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Megjithatë, ai ka thënë se ka dilema nëse me këtë nismë do të ndërtohet një rend i ri ndërkombëtar.

Por, Maloku në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka folur për kujdesin e Kosovës në ruajtjen e raporteve me aleatët.

“Kosova nuk bënë me i dhënë vetit rahati me bë ndarje mes BE-së dhe ShBA por edhe vendeve të tjera. Por të jetë maksimalisht e shpërndarë dhe të ketë interesin parasegjithash të Kosovës secili në të ardhmen në diplomacinë e saj. Një diplomaci gjithëpërfshirëse e cila maksimalisht ruan raportet me aleatët me ShBA-në gjithsesi, sepse s’kemi alternativ, Britaninë , Gjermaninë dhe vendet tjera”, tha ai.

Deri më tani asnjë nga vendet e BE-së nuk është anëtarësuar në Bordin e Paqes, madje kanë shprehur shqetësime për ftesën që Trump i ka bërë presidentit të Rusisë.

Të ngjashme

Të fundit